Gjesti rrëfen dhimbjen e madhe për vëllain: “Jam i thyer në 2000 copa… qaj çdo natë”

"Big Brother Vip" - Top Channel
"Big Brother Vip" - Top Channel

Pas muajsh heshtjeje dhe një periudhe shumë të vështirë personale, Gjesti ka folur për herë të parë publikisht për humbjen tragjike të vëllait të tij të vogël.

Vetëm pak kohë pasi u shpall fitues i Big Brother VIP Albania, artisti përjetoi një nga momentet më të rënda të jetës së tij, humbjen e të vëllait në një aksident rrugor, ngjarje që e shtyu të largohej për një kohë të gjatë nga rrjetet sociale dhe jeta publike.

Në intervistën e tij të parë televizive pas kësaj periudhe, Gjesti foli hapur për dhimbjen, ankthin dhe boshllëkun që vazhdon të ndiejë çdo ditë.

Kam ndryshuar shumë si njeri… Sot je, nesër s’je”, u shpreh ai me emocione.

Këngëtari tregoi se edhe pse përpiqet të buzëqeshë para publikut, realiteti emocional që po përjeton është shumë më i rëndë.

Ai rrëfeu se ende përballet me ankth të fortë dhe net të vështira emocionalisht.

Jam i thyer në 2000 copa, vuaj ende nga ankthi dhe qaj çdo natë”, tha artisti, duke ndarë një nga momentet më të ndjeshme të jetës së tij.

Gjesti preku edhe temën e suksesit financiar pas famës dhe koncerteve të fundit, duke pranuar se pavarësisht fitimeve të mëdha, nuk ka arritur të gjejë qetësi shpirtërore.

Kur i kam parë paratë, jam ndjerë bosh dhe kam kuptuar se paraja nuk të bën të lumtur”, u shpreh ai.

Rrëfimi i sinqertë i artistit ka sjellë reagime të shumta mbështetjeje dhe solidariteti nga ndjekësit dhe kolegët e tij, të cilët kanë vlerësuar guximin e tij për të folur hapur mbi dhimbjen dhe shëndetin emocional.