Ghetto Geasy shtyn publikimin e këngës së re, ja arsyeja që zbuloi reperi...

Ghetto Geasy via Instagram
Ghetto Geasy via Instagram

Ghetto Geasy ka vendosur të shtyjë publikimin e këngës së tij më të re, e cila ishte planifikuar të publikohej gjatë ditës së sotme, më 16 tetor. Reperi shqiptar ka lidhur këtë vendim me situatën aktuale në Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes rrjeteve sociale, ku ka njoftuar ndjekësit se projekti muzikor nuk do të publikohet sipas planit. Sipas tij, momenti aktual nuk është i përshtatshëm për të sjellë një këngë të re para publikut.

Deri më tani, reperi nuk ka zbuluar një datë të re për premierën, por ka bërë të ditur se fansat do të informohen sapo të merret një vendim përfundimtar. Ai gjithashtu ka falënderuar ndjekësit për mirëkuptimin dhe mbështetjen.

Vendimi vjen në një kohë kur në Shqipëri po zhvillohen protesta të të rinjve, të cilët kërkojnë ndryshime në sistemin arsimor, më shumë mundësi për të ardhmen dhe masa konkrete kundër korrupsionit.

Tashmë, mbetet për t’u parë se kur Ghetto Geasy do të publikojë projektin e ri muzikor, ndërsa fansat duhet të presin njoftimin e radhës nga artisti.