Genta Ismajli në zi, humb babain e saj: “Sot bashkë me ty iku edhe një pjesë e shpirtit tim”

Genta Ismajli në zi, humb babain e saj: “Sot bashkë me ty iku edhe një pjesë e shpirtit tim”

Një moment i dhimbshëm për këngëtaren e njohur shqiptare Genta Ismajli. Artistja ka ndarë me ndjekësit lajmin e trishtë se babai i saj është ndarë nga jeta.

Përmes një postimi në Instagram, Genta ka publikuar një fotografi të të atit, së bashku me një imazh të vjetër ku ajo shihet fëmijë në krahët e babait, duke e shoqëruar me një dedikim të ndjerë.

Babi im, drita e syve të mi, sot bashkë me ty iku edhe një pjesë e shpirtit tim”, shkruan këngëtarja.

Në fjalët e saj prekëse, Genta ka falënderuar të atin për dashurinë, këshillat dhe përqafimet që i ka dhuruar gjatë gjithë jetës, duke shprehur dhimbjen dhe boshllëkun e madh që lë pas humbja e tij.

Do të të kërkoj në çdo sekondë të jetës sime, në çdo hap e në çdo sukses timin, sepse ti do të jesh përgjithmonë engjëlli im mbrojtës”, vijon ajo.

Në fund të dedikimit, artistja i ka dhënë lamtumirën babait të saj me fjalë të mbushura me dashuri dhe dhimbje:

Pusho në paqe BAB. Të dua dhe do të të dua gjithmonë!

Genta Ismajli via Instagram Story

Lajmi ka prekur fansat dhe ndjekësit e këngëtares, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen e tyre për Gentën dhe familjen e saj në këtë moment të vështirë.