Gazetari “trazon” showbizin shqiptar – zbulon VIP-at që figuronin si vizitore në burgje...

Gazetari “trazon” showbizin shqiptar – zbulon VIP-at që figuronin si vizitore në burgje...

Një deklaratë e fortë nga Elton Tozaj ka ndezur debat të madh në rrjetet sociale dhe mediat rozë shqiptare.

Gjatë një interviste televizive në Klan Kosova, gazetari foli për praninë e disa vajzave të njohura të showbiz-it shqiptar në listat e vizitorëve të burgjeve, duke pretenduar se vizitat e tyre janë të dokumentuara zyrtarisht.

Sipas Elton Tozaj, bëhet fjalë për marrëdhënie personale që këto personazhe kanë pasur me persona të dënuar, ndërsa ai përmendi publikisht emrat e Trejsi Sejdini, Efi Dhedhes dhe Rike Roçi.

“Çuditërisht figurojnë nëpër këto listat e këtyre vajzave, një pjesë janë të justifikuara sepse shkojnë pranë personave që kanë pasur lidhje, siç është Trejsi Sejdini që ka patur të dashur, Efi Dhedhes që ka patur të dashurin, Rike Roçi që ka patur dhe ajo të dashurin. Të kesh një të dashur në burg në Shqipëri tashmë është një gjë normale sepse këtu kush nuk po përfundon brenda“, deklaroi Tozaj

Gazetari sqaroi se, sipas informacionit që disponon, vizitat kanë qenë të lidhura me partnerët apo ish-partnerët e tyre dhe jo për arsye të tjera.

Deklarata ka shkaktuar menjëherë reagime të shumta online, me ndjekësit që po debatojnë për ekspozimin publik të emrave të personazheve të njohur dhe për ndikimin që këto deklarata mund të kenë në imazhin e tyre publik.