G-Bani habit me deklaratën: “Selin do lindë fëmijën e Gimbos…”

G-Bani habit me deklaratën: “Selin do lindë fëmijën e Gimbos…”

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 4”, G-Bani, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me një postim të pazakontë dhe provokues.

Përmes një sondazhi në “InstaStory”, ai ka përfshirë dy emra të njohur për publikun, Selin dhe Gimbo, duke ngritur një pyetje që ka habitur ndjekësit.

“A do lindë Selin fëmijën e Gimbos deri pas 2 vjetësh?”, ishte pyetja që ai u drejtoi publikut, duke i ftuar të votojnë mes opsioneve “PO” dhe “JO”.

Ky postim ka ndezur menjëherë diskutime në rrjet, ku shumë e kanë parë si një batutë apo ironi tipike nga ana e tij, ndërsa të tjerë e kanë interpretuar si një aludim mbi marrëdhënien mes dyshes.

Megjithatë, pa asnjë konfirmim konkret, mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë thjesht për humor apo për diçka më shumë, por një gjë është e sigurt: reagimet dhe komentet nuk kanë munguar.