Pas ditësh të mbushura me thashetheme për një krizë në marrëdhënien e tyre, duket se Mateo dhe Brikena kanë vendosur t’u japin përgjigje të gjitha aludimeve në mënyrën më romantike të mundshme.
Çifti i krijuar në “Big Brother VIP Albania” ka rikthyer menjëherë vëmendjen e fansave, duke treguar se mes tyre gjithçka vazhdon më së miri.
Ishte fillimisht Brikena ajo që ngriti dyshimet për një rikthim romantik, pasi ndryshoi foton e profilit në Instagram me një imazh të ëmbël krah Mateos, të realizuar me Inteligjencë Artificiale. Ndjekësit e interpretuan menjëherë këtë si një mesazh të qartë: lidhja e tyre është ende e fortë.
Por edhe Mateo nuk mbeti pas. Ai ndezi rrjetin pasi publikoi në InstaStory një screenshot nga një telefonatë me Brikenën, ku në ekran shfaqej fotografia e saj, e shoqëruar me mbishkrimin emocional: “Mi manchi @itsbriki”.

Brikena Selmani via Instagram Story
Postimi romantik erdhi pikërisht në momentin kur fansat po aludonin për një ndarje, për shkak të mungesës së daljeve publike të çiftit. Megjithatë, mesa duket distanca ka ardhur vetëm për shkak të udhëtimit të Brikenës në Itali, ku po kalon disa ditë pranë familjes së saj.
Tashmë, me veprimet e fundit në rrjetet sociale, ndjekësit janë bindur se historia e dashurisë mes Mateos dhe Brikenës vazhdon dhe mbetet një nga më të komentuarat nga publiku.




