Prej disa muajsh, Jonida Maliqi dhe Alessio Aliaj janë në qendër të vëmendjes, pasi emrat e tyre janë lidhur vazhdimisht me njëri-tjetrin. Daljet e përbashkëta të dyshes kanë shtuar edhe më shumë aludimet për një lidhje të mundshme mes tyre.
Vëmendjen më të madhe e morën fotografitë e tyre gjatë dasëm së Kidës dhe Ajbit, më 1 shtator, ku Jonida dhe Alessio u shfaqën së bashku. Pamjet u komentuan gjerësisht në rrjetet sociale dhe rikthyen në qendër të diskutimit raportin mes tyre.
Tashmë, për herë të parë, Alessio Aliaj ka reaguar publikisht për fotografitë dhe marrëdhënien me këngëtaren.
Në një deklaratë për Top Channel, ai u shpreh:
“Kam qejf t’i shijoj gjërat dhe po e shijoj. Gjërat rrjedhin vetë.”
Edhe pse Alessio nuk ka dhënë një konfirmim të drejtpërdrejtë për natyrën e marrëdhënies së tyre, fjalët e tij janë interpretuar si një sinjal i fortë se mes dyshes mund të ketë diçka më shumë se miqësi.
Deri tani, Jonida Maliqi dhe Alessio Aliaj kanë preferuar të ruajnë privatësinë dhe të mos japin shumë detaje për jetën e tyre personale. Megjithatë, daljet e përbashkëta dhe deklarata e fundit e Alessios kanë bërë që raporti mes tyre të rikthehet fuqishëm në vëmendjen e publikut.




