FOTO/ Djali i Arbanës dhe vajza e Ledrit bëhen viralë me momentin...

FOTO/ Djali i Arbanës dhe vajza e Ledrit bëhen viralë me momentin...

Një fotografi familjare ka marrë vëmendje të madhe në rrjetet sociale, pasi Arbana Osmani ka ndarë një moment nga aktiviteti shkollor i fëmijëve.

Në postimin e publikuar, djali i moderatores dhe Poem Blu, vajza e Ledri Vula, shfaqen së bashku duke kërcyer gjatë një programi të organizuar nga shkolla.

Dy fëmijët duket se kanë qenë pjesë e një aktiviteti për përfundimin e vitit shkollor, ndërsa momenti i tyre në skenë është komentuar menjëherë nga ndjekësit.

Arbana e ka shoqëruar foton me mbishkrimin “Highlight of my week”, duke shprehur emocionin për këtë kujtim të veçantë.

Arbana Osmani via Instagram Story

Sipas asaj që është publikuar, dy vogëlushët janë shokë klase, ndërsa paraqitja e tyre së bashku ka sjellë shumë reagime pozitive nga publiku.