Fjolla Morina habit me deklaratën: “Jeta nuk është vetëm burrë, kam vendosur të jem vetë”

Fjolla Morina habit me deklaratën: “Jeta nuk është vetëm burrë, kam vendosur të jem vetë”

Fjolla Morina ka folur hapur për jetën e saj personale, duke treguar se pas eksperiencave të viteve të fundit ka marrë një vendim të rëndësishëm: të qëndrojë vetëm dhe të gjejë përmbushjen te vetja, familja dhe fëmijët.

E ftuar në “Prive Summer”, këngëtarja ka rrëfyer se tashmë nuk e sheh një lidhje dashurie si diçka të domosdoshme për të qenë e lumtur.

Sipas Fjollës, eksperiencat personale e kanë bërë të ndryshojë mënyrën se si e percepton jetën dhe marrëdhëniet.

“Kohën e fundit, disa vite që unë i kam bërë eksperienca, kam vendosur të jem vetë, e me përmbushje me dashuri nga familja, fëmijët, dhe jo të fus më dikë në jetën time.”

Më tej, ajo ka theksuar se tashmë prioriteti i saj është vetja dhe njerëzit më të afërt, duke dhënë një mesazh të qartë për mënyrën se si e sheh lumturinë.

“Kam ardhur në një përfundim që duhet të shikosh vetëm veten tënde më së pari, sepse jeta nuk është vetëm burrë. Jam e përmbushur me fëmijët, po ndihem mirë dhe kjo ka rëndësi.”

Deklarata e këngëtares tregon se ajo po kalon një fazë të re të jetës, ku qetësia personale dhe koha me familjen duket se kanë marrë një rëndësi më të madhe.

Ndërkohë, prej një periudhe, Fjolla ka mbajtur një profil më të tërhequr edhe në aspektin profesional, duke sjellë më pak projekte të reja muzikore krahasuar me vitet e mëparshme.

Paraqitja në “Prive Summer” vjen pas një periudhe me më pak intervista televizive, ndërsa një prej daljeve të saj më të komentuara së fundmi ishte pjesëmarrja në “Big Brother VIP Kosova 4”.

Megjithatë, Fjolla Morina vijon të mbetet një prej emrave më të komentuar të showbizit shqiptar. Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo periudhë e fokusuar te jeta personale do të pasohet edhe nga një rikthim i fuqishëm në muzikë.