Një lajm i bukur vjen nga bota e showbiz-it: Blero dhe partnerja e tij, Eronita, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku.
Çifti ka ndarë lajmin përmes një postimi emocional në rrjetet sociale, ku shfaqen duart e tyre duke mbajtur një palë atlete të vogla të kuqe. Krahas fotos, ata shkruajnë:
“Fëmija po vjen… Ai tingull i vogël ndryshoi botën tonë përgjithmonë.”
Ky zhvillim vjen vetëm pak kohë pasi ata kurorëzuan dashurinë me martesë, duke e bërë këtë periudhë edhe më të veçantë për çiftin. Në fakt, për ndjekësit më të vëmendshëm, lajmi nuk ishte krejtësisht surprizë, pasi ishte përfolur më herët në media.

Blero Muharremi via Instagram Story
Për Eronitën, kjo është përvoja e parë si nënë, ndërsa për Bleron është fëmija i dytë. Ai është tashmë baba i Tarës, vajzës nga martesa e tij e mëparshme me Teuta Krasniqi.
Fansat kanë reaguar menjëherë me urime dhe komente pozitive, duke e kthyer këtë moment në një nga lajmet më të ëmbla të ditës.




