“Zbulohet i dashuri i Vanesës?” – E vërteta pas lajmit dhe fotove që bënë xhiron e rrjetit...

Vanesa Sono via Instagram
Vanesa Sono via Instagram

Afrimiteti mes Vanesës dhe Indrit në Ferma VIP ka ndezur kureshtjen për jetën e saj private, duke e kthyer në një nga temat më të përfolura të ditëve të fundit.

Së fundmi, në rrjet qarkulloi me shpejtësi një lajm ku pretendohej se ishte zbuluar “i dashuri” i saj dhe se ai kishte reaguar duke fshirë fotot e përbashkëta, pas afrimitetit të saj me Indrin. Ky pretendim, i shoqëruar me disa imazhe, krijoi menjëherë zhurmë në mediat rozë.

Por e vërteta rezulton ndryshe. Personi që shfaqet në fotot që u publikuan nuk është partneri i Vanesës, por vëllai i saj. Pra, historia për “reagimin e të dashurit” dhe fshirjen e përmbajtjeve rezulton të jetë një keqinterpretim që u përhap si lajm i rremë.

Sa i përket jetës së saj sentimentale, vetë Vanesa ka treguar më herët se partneri i saj është një person shumë privat, i cili shmang ekspozimin publik dhe nuk është aktiv në rrjetet sociale.

Kështu, ndonëse afrimiteti i saj me Indrin në fermë vazhdon të komentohet, identiteti i të dashurit të saj mbetet ende një mister.