Zbulohen akuzat ndaj Joz Markut pas arrestimit: Jo vetëm për sherrin me Edin, por hetohet edhe për përdorimin...

Zbulohen akuzat ndaj Joz Markut pas arrestimit: Jo vetëm për sherrin me Edin, por hetohet edhe për përdorimin...

Pas arrestimit të Joz Markut, janë zbardhur detaje të reja mbi çështjet për të cilat këngëtari pritet të përballet me hetime.

Përveç incidentit me Eduart Kuçin, në vëmendje është vendosur edhe një tjetër element i pamjeve të publikuara nga përplasja: përdorimi i pretenduar i shenjave identifikuese të Policisë.

Në videot që kanë qarkulluar në rrjet, gjatë momentit të konfliktit shihet një tabelë “STOP”, e ngjashme me sinjalistikën që përdoret nga efektivët e Policisë për ndalimin e automjeteve. Megjithatë, deri më tani nuk është bërë e qartë zyrtarisht se kujt i përkiste tabela apo si ishte siguruar.

Sipas informacionit të publikuar nga gazetari Elton Tozaj, përveç përplasjes me Edi Kuçin, Jozi pritet të hetohet edhe për “mbajtjen apo përdorimin e paautorizuar” të shenjave ose identifikuesve të Policisë.

Elton Tozaj via Instagram Story

Në postimin e tij përmendet gjithashtu neni 247 i Kodit Penal, duke u pretenduar se përdorimi apo mbajtja e uniformave, shenjave ose identifikuesve të Policisë nga persona që nuk janë pjesë e strukturave policore mund të sjellë përgjegjësi penale.

Ky zhvillim vjen pasi u raportua se Joz Marku është ndaluar nga Policia në lidhje me përplasjen fizike me Edi Kuçin, pamjet e së cilës kanë shkaktuar reagime të shumta gjatë ditëve të fundit.

Tashmë, përveç konfliktit me Edin, vëmendja e autoriteteve pritet të përqendrohet edhe te origjina dhe përdorimi i tabelës “STOP”, si dhe nëse ajo është përdorur në mënyrë të paautorizuar.