Xum Allushi në zi, humb shokun e fëmijërisë: “Na ke thyer zemrën”

Xum Allushi në zi, humb shokun e fëmijërisë: “Na ke thyer zemrën”

Xum Allushi ka ndarë një dedikim prekës në rrjetet sociale pas humbjes së një miku të tij të fëmijërisë, me të cilin kishte ndarë vitet e para të jetës dhe shumë kujtime në Durrës.

Përmes një fotografie të vjetër, ku shfaqen së bashku, Xumi ka kujtuar mikun e tij, duke treguar se ishin rritur në të njëjtën lagje dhe kishin kaluar një pjesë të rëndësishme të fëmijërisë bashkë.

Nga mesazhi i tij kuptohet se Xumi ka qenë i pranishëm edhe në ceremoninë e përcjelljes së fundit, një moment që duket se e ka tronditur thellë.

Tono, na thyve zemrën vlla. U rritëm të dy bashkë te lagjja ‘Restorant Durrësit’. Sot ishte ditë e vështirë shumë për mua kur të pashë që të hodhën dheun sipër”, shkruan ai.

Xumi e kujton mikun e ndjerë si një “djalë të mirë dhe trim”, ndërsa sjell në vëmendje edhe disa nga momentet më të bukura të fëmijërisë së tyre.

S’kam çfarë të them më shumë, thjesht sot di që na ke thyer zemrën, shoku im i fëmijërisë. Nuk do harroj asnjëherë kur mblidheshim te shtëpia dhe shihnim Gokun, apo kur nuk lëshim budallëk pa bërë të dy nëpër lagje e kudo”, vijon dedikimi i tij.

Kujtimet e përbashkëta të fëmijërisë duket se e kanë bërë edhe më të dhimbshme humbjen për Xum Allushin, i cili ka zgjedhur ta kujtojë mikun përmes momenteve që kanë ndarë ndër vite.

Në fund, ai e mbyll mesazhin me një lutje për mikun e ndjerë:

Zoti të dhëntë xhenetin, amin!” 🕊️

Xum Allushi via Instagram Story

Një dedikim i thjeshtë, por i mbushur me dhimbje, nostalgji dhe kujtime të fëmijërisë, për një mik që Xumi tregon se nuk do ta harrojë kurrë.