Deklarata e Selin Bollatit në “Goca dhe Gra” lidhur me videot intime të artistëve ka ngjallur reagime në rrjet, ndërsa një postim i Efi Dhedhes është interpretuar si një përgjigje indirekte ndaj saj.
Gjatë diskutimit në emision, Selin u shpreh se përgjegjësia morale në raste të tilla nuk duhet t’i atribuohet vetëm burrit, por edhe grave që, duke qenë në dijeni se ai është i martuar, zgjedhin të përfshihen në një marrëdhënie me të.
Pas deklaratës, Efi publikoi në Instagram Story një mesazh të gjatë, ku nuk përmendi emrin e Selinës dhe nuk sqaroi nëse reagimi i saj i drejtohej konkretisht moderatores.
“Goca dhe gra, por edhe burra e djem… Mos harroni diçka: Shpesh, fjalët që na lëndojnë më shumë tek të tjerët janë pikërisht ato që kemi frikë se dikush mund t’i shohë tek ne”, shkroi Efi.
Më tej, ajo foli për mënyrën se si gratë gjykojnë njëra-tjetrën, duke shtuar:
“Kur një grua ulet për të poshtëruar një grua tjetër, ajo nuk bëhet më e vlefshme. Kur një njeri shkatërron tjetrin për t’u ndier më lart, ai nuk ngrihet.”

Efi Dhedhes via Instagram Story
Efi vijoi duke theksuar se vlera e një personi nuk rritet duke ulur dikë tjetër, ndërsa në fund të mesazhit shkroi: “Mirë që ekzistoni ju. Sepse në errësirën tuaj, ne mësojmë të shohim dritën tonë.”
Edhe pse Selin Bollati nuk përmendet me emër, koha e publikimit dhe referenca e drejtpërdrejtë te “Goca dhe Gra” kanë bërë që mesazhi i Efit të interpretohet në rrjet si një thumbim ndaj deklaratës së Selinës.




