VIDEOJA që po “zien” rrjetin! Miri nuk ia ndan sytë Livias gjatë performancës në klubin e Tiranës...

VIDEOJA që po “zien” rrjetin! Miri nuk ia ndan sytë Livias gjatë performancës në klubin e Tiranës...

Livia Lozi dhe Miri janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes pas një videoje virale që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.

Dy ish-banorët e këtij edicioni u panë në një nga klubet më të frekuentuara të Tiranës, ku atmosfera elektrizuese dhe kimia mes tyre nuk kaluan pa u vënë re nga të pranishmit.

Teksa Miri performonte hitet e tij në skenë, ai dukej se i kishte kushtuar gjithë vëmendjen Livia Lozi. Në video, këngëtari shihet duke e parë vazhdimisht Livian dhe duke bërë gjeste që fansat i kanë interpretuar si një dedikim të hapur për bukuroshen me kaçurrela.

Nga ana tjetër, Livia Lozi, e veshur me një fustan elegant me pika, shkëlqeu në pistë me energjinë dhe lëvizjet e saj, duke marrë menjëherë vëmendjen e të gjithëve në klub.

Pamjet kanë ndezur menjëherë komentet në rrjet, ku shumë ndjekës po aludojnë se mes tyre mund të ketë më shumë sesa thjesht miqësi.