VIDEO/ Rikthehet momenti kur Edi sulmon me fjalë Joz Markun: “Ke bërë shumë gabim”

VIDEO/ Rikthehet momenti kur Edi sulmon me fjalë Joz Markun: “Ke bërë shumë gabim”

Pas publikimit të pamjeve të përplasjes fizike mes Edi Kuçit dhe Joz Markut, në rrjet është rikthyer një video e vjetër e Edit, e publikuar në prill të vitit 2025.

Videoja i përket periudhës kur Jozi u përjashtua nga “Big Brother VIP Albania 4”, pas incidentit ku goditi me shuplakë Gjestin. Në atë kohë, Edi, i cili kishte qenë pjesë e “Big Brother VIP Kosova” bashkë me Gjestin, reagoi publikisht në mbështetje të tij dhe përdori tone të ashpra ndaj Jozit.

Në videon që po qarkullon sërish, Edi dëgjohet duke bërë deklarata të rënda ndaj Joz Markut dhe duke paralajmëruar se, sipas tij, “do t’i vinte koha”.

Më tej, ai shpreh hapur mbështetjen për Gjestin, duke thënë:

“Unë Gjestin e kam timin, e përkrah deri në fund. Ndoshta edhe atij i vjen rasti, edhe ai ka ndonjë motër… Kështu që e përshëndes, ke bërë shumë gabim”, deklaronte Edi në atë kohë.

Instagram Post
Dc05S8GDR8G

Rikthimi i kësaj videoje ka marrë vëmendje pikërisht pas konfliktit të fundit mes dy personazheve. Sipas raportimeve që kanë shoqëruar publikimin e pamjeve më të plota të sherrit, deklaratat e bëra nga Edi në vitin 2025 pretendohet se kanë qenë ndër arsyet që kanë çuar në përplasjen e fundit.

Megjithatë, mbetet për t’u parë se sa ndikim kanë pasur realisht këto deklarata në konfliktin e fundit mes Edit dhe Jozit.