Një tjetër skenë e papritur ka ndodhur në “Ferma VIP”, ku Ilir Shaqiri ka vendosur të krijojë një situatë të re për banorët e tjerë.
Këtë herë, ai ka simuluar largimin nga gara, duke bërë gati valixhet dhe duke u drejtuar drejt derës së daljes, sikur rrugëtimi i tij në këtë format televiziv kishte përfunduar.
Gjatë momentit, Ilir Shaqiri ka përshëndetur fermerët e tjerë dhe është sjellë sikur po largohej përfundimisht nga shtëpia.
Por reagimi i konkurrentëve ka qenë i rezervuar. Shumica prej tyre kanë dyshuar menjëherë se bëhej fjalë për një tjetër skenë të inskenuar nga ai, duke mos e besuar seriozisht largimin.
Kjo situatë vjen vetëm një ditë pas një tjetër episodi të krijuar nga Shaqiri, ku ai u shtir sikur humbi ndjenjat dhe u rrëzua, duke shkaktuar fillimisht shqetësim te banorët.
Pas sqarimit të situatës dhe reagimeve me të qeshura, fermerët duket se janë bërë më të kujdesshëm ndaj surprizave të tij.
Tashmë mbetet për t’u parë nëse kjo ishte vetëm një tjetër lojë e Ilir Shaqirit apo nëse fshihet diçka më shumë pas këtij veprimi.




