Pas një periudhe larg ekranit, Vesa Luma duket se po përgatitet për një rikthim në televizion. Këngëtarja ka zbuluar se aktualisht ka marrë tre oferta televizive, dy prej të cilave në Kosovë dhe një në Shqipëri.
Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, Vesa u pyet nëse është e vërtetë se po mendon t’i rikthehet televizionit, një profesion që ajo e konsideron si të dytin pas muzikës.
Artistja e konfirmoi se dëshiron të rikthehet në ekran, por këtë herë po tregohet veçanërisht e kujdesshme në zgjedhjen e projektit.
“Kam dy oferta në Kosovë dhe një në Shqipëri. Jam duke i shqyrtuar me kujdes sepse dua të kthehem në TV dhe e kam shumë me qejf profesionin nr. 2, por dua të jem shumë e kujdesshme në përzgjedhjen e projekteve, sepse me kaq eksperiencë nuk më falet të gaboj”, u shpreh Vesa.
Por televizioni nuk është i vetmi projekt ku këngëtarja është e angazhuar. Ajo zbuloi se ndodhet gjithashtu në fazat e fundit të përgatitjes së një EP-je të re, duke treguar se aktualisht po përpiqet të menaxhojë njëkohësisht muzikën dhe ofertat televizive.
“Në anën tjetër jam në përfundim të EP dhe s’e di as vetë ku e kam kokën”, shtoi ajo me humor.

Vesa Luma via Instagram Story
Tashmë mbetet për t’u parë se cilën nga tre ofertat do të zgjedhë Vesa Luma dhe nëse rikthimi i saj në ekran do të jetë në Kosovë apo në Shqipëri.




