Pas përfundimit të Prime-it të Ferma VIP, banorët kanë vijuar diskutimet mbi momentet më të komentuara të mbrëmjes, me fokus të veçantë tek episodi ku Ola përdori gjuhë fyese ndaj moderatores Arbana Osmani.
Gjatë një bisede mes tyre, Vanesa dhe Indri kanë ndarë mendimet lidhur me këtë situatë, duke analizuar jo vetëm incidentin, por edhe mënyrën si u përball.
Në diskutim, Indri vuri theksin tek vetëpërmbajtja dhe profesionalizmi i moderatores, duke e vlerësuar reagimin e saj në një situatë të vështirë dhe të drejtpërdrejtë për publikun.
Ai u shpreh: “Si ia ktheu Arbana, si zonjë”, duke nënvizuar qetësinë dhe kontrollin e treguar nga Osmani. Ndërkohë, Vanesa e mbështeti këtë qëndrim duke shtuar: “Po, Arbana ka ruajtur qetësinë”, duke e cilësuar reagimin e saj si një shembull menaxhimi të matur në televizion live.




