Pas daljes nga “Ferma VIP”, Vanesa Sono ka bërë disa rrëfime personale që kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke folur hapur për jetën sentimentale dhe raportet e saj jashtë fermës.
E ftuar në “Ferma VIP Club”, këngëtarja pranoi se hyrja në reality show erdhi në një periudhë të vështirë emocionale, ndërsa tregoi se marrëdhënia që kishte jashtë kishte kohë që po shkonte drejt fundit.
“Ishte një marrëdhënie që në një moment do kishte marrë fund. Ishte më shumë inerci pse vazhdoi,” – u shpreh Vanesa.
Por deklarata që bëri më shumë bujë lidhej pikërisht me ish-partnerin e saj. Vanesa zbuloi se sapo të rikuperojë telefonin pas daljes nga formati, dëshiron të vendosë menjëherë kontakt me të.
“Edhe nëse ai nuk ka shkruar, gjëja e parë që do bëj sapo të marr telefonin, do gjej një mënyrë që t’i shkruaj,” – tha ajo.
Ndërkohë, Vanesa foli edhe për banorët me të cilët krijoi raportet më të forta brenda fermës. Përveç Indrit, ajo veçoi Sarën, Ilirin dhe Romirin si njerëzit më të dashur për të gjatë eksperiencës në reality show.
“Me Sarën kam një miqësi shumë të çmuar. Mezi pres ta takoj jashtë,” – shtoi këngëtarja.
Deklaratat e saj kanë ndezur menjëherë diskutime në rrjet, sidomos pas afrimitetit që ajo krijoi me Indrin gjatë qëndrimit në “Ferma VIP”.




