Tre vjet jetë për djalin e Lyrical Son, reperi feston mes familjes: “Djali ynë është tre vjeç”

Gresa Krasniqi via Instagram Story
Gresa Krasniqi via Instagram Story

Sot ka festë në familjen e reperit Lyrical Son dhe bashkëshortes së tij, Gresës.

Djali i tyre i vogël, Andre, ka festuar 3-vjetorin e lindjes, në një ditë të veçantë për të gjithë familjen.

Gresa Krasniqi via Instagram Story

Për ta shënuar këtë moment, Gresa ka ndarë me ndjekësit një foto familjare, ku shfaqet së bashku me bashkëshortin, dy vajzat dhe djalin e tyre, pranë tortës së ditëlindjes me një pistë makinash.

“Djali ynë është tre vjeç”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë, ku familja pozon e bashkuar pranë vogëlushit.

Gresa Krasniqi via Instagram Story

Lyrical Son dhe Gresa janë prindër të tre fëmijëve, dy vajzave, Eva dhe Erika, si dhe djalit Andre.

Çifti është mjaft i rezervuar për jetën private, por herë pas here zgjedh të ndajë me ndjekësit momente të veçanta nga përditshmëria familjare, duke treguar edhe festat e rëndësishme të fëmijëve.