“Thjesht një zënkë?” – Veprimi i fundit i Danja Kokës dhe Redit hedh poshtë thashethemet për ndarje...

“Thjesht një zënkë?” – Veprimi i fundit i Danja Kokës dhe Redit hedh poshtë thashethemet për ndarje...

Pas zërave të shumtë për një krizë në çift, duket se situata mes Danja Koka dhe partnerit të saj Redi ka marrë një kthesë të papritur.

Gjithçka nisi kur ndjekësit vunë re se dyshja nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram, një veprim që shpesh interpretohet si shenjë e një ndarjeje të mundshme. Kaq mjaftoi që rrjeti të “shpërthente” me aludime se lidhja e tyre kishte marrë fund.

Por, ashtu siç u përhap me shpejtësi lajmi, po aq shpejt u hodh poshtë. Vetëm pak orë më vonë, Danja dhe Redi rikthyen njëri-tjetrin në listën e ndjekësve, duke treguar qartë se nuk bëhej fjalë për një ndarje.

Ky veprim ka qetësuar fansat, duke lënë të kuptohet se e gjitha ka qenë thjesht një moment i tensionuar, i cili është kaluar shpejt.

Mesa duket, marrëdhënia e tyre vazhdon normalisht, ndërsa kjo situatë shërbeu si një kujtesë se jo çdo lëvizje në rrjetet sociale përkthehet domosdoshmërisht në një krizë të vërtetë.