Ngjarjet e fundit në Ferma VIP vijojnë të ndezin debat, ndërsa reagimet nga ish-banorët nuk kanë munguar. Së fundmi, Klod Dedja ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sjelljen e Ola ndaj moderatores Arbana Osmani.
Gjatë një interviste për Vizion Plus, Dedja u shpreh i tronditur nga ajo që ndodhi, duke theksuar se më herët kishte pasur një vlerësim shumë pozitiv për Olën dhe madje e kishte këshilluar të ruante identitetin dhe vlerat e saj.
Ai deklaroi se veprimi i saj ka rrëzuar plotësisht imazhin që kishte krijuar, duke kërkuar një reagim të menjëhershëm dhe drastik nga ana e saj.
Në deklaratën e tij, Dedja u shpreh:
“Unë jam shumë i tronditur… kjo lloj gjëje e ka hedhur poshtë 4 milionë metra nën tokë.”
Madje, ai shkoi edhe më tej duke kërkuar që Ola të marrë një vendim të menjëhershëm:
“Ajo duhet të dalë patjetër para televizionit të kërkojë falje dhe të largohet automatikisht me dëshirën e saj… duhet ta bëjë pa dalë në Prime.”
Sipas tij, situata nuk duhet të presë transmetimin e radhës, por kërkon një dalje urgjente dhe falje publike, duke e konsideruar këtë si të vetmen mënyrë për të përballuar pasojat e asaj që ndodhi.




