Takimi i Adit me Mozën merr vëmendje, por reagimi i Olës bëhet temë diskutimi...

Takimi i Adit me Mozën merr vëmendje, por reagimi i Olës bëhet temë diskutimi...

Takimi mes Adion Pukës dhe Mimoza Ahmetit gjatë festës në “Ferma VIP” është kthyer në një nga momentet më të komentuara të mbrëmjes.

Edhe pse gjatë qëndrimit në fermë dy ish-konkurrentët patën përplasje dhe debate të shumta, rikthimi i Adit brenda shtëpisë solli një tjetër energji mes tyre. Ata u panë duke biseduar, duke shkëmbyer batuta dhe duke lënë pas tensionet e së kaluarës.

Gjatë qëndrimit të tij, Adioni dhe Moza patën disa momente të afërta, ku nuk munguan as ngacmimet me humor. Një nga bisedat e tyre, ku u përmendën edhe situata me ish-fermerë të tjerë, u bë shpejt virale në rrjet.

Por ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte reagimi i Olës. Postimi i publikuar nga faqja zyrtare e “Ferma VIP” u shpërnda edhe nga vetë ajo, një veprim që fansat e interpretuan si një sinjal se raportet mes tyre mund të jenë qetësuar.

Pas gjithë debateve dhe keqkuptimeve që u krijuan gjatë lojës, duket se disa nga ish-banorët kanë zgjedhur të lënë pas konfliktet dhe të ruajnë një marrëdhënie më pozitive jashtë fermës.