Mozzik ka zgjedhur një dedikim të veçantë për të uruar partneren e tij Lotina në ditën e lindjes, duke kombinuar romantizmin me humorin që e karakterizon.
Përmes një fotografie të publikuar në rrjetet sociale, reperi u shfaq pranë Lotinës dhe ndau disa fjalë që tërhoqën menjëherë vëmendjen e ndjekësve. Në urimin e tij, ai iu referua edhe veprës së shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, duke përdorur një krahasim letrar për të përshkruar raportin e tyre.
Mozzik shkroi se Kadare kishte thënë dikur: “Ti ishe për mua e pamposhtur si Troja”, ndërsa më pas e përshtati këtë citim me stilin e tij, duke shtuar me humor: “Po unë me këmbëngulje ta mora kalanë.”

Mozzik via Instagram Story
Mesazhi u prit me shumë reagime pozitive nga fansat, të cilët e konsideruan një urim origjinal dhe të ngrohtë. Në fund të dedikimit, artisti shprehu dëshirën që të dy të vazhdojnë rrugëtimin e tyre së bashku, duke uruar shëndet, lumturi dhe sa më shumë kujtime të bukura në të ardhmen.
Postimi ka shtuar edhe më shumë komentet pozitive për marrëdhënien e çiftit, e cila vazhdon të tërheqë vëmendjen dhe interesin e publikut në rrjetet sociale.




