Surprizë! Juliana Nura në pritje të ëmbël...

Juliana Nura via Instagram
Juliana Nura via Instagram

Juliana Nura duket se po përjeton një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së saj, teksa pritet të bëhet nënë për herë të parë.

Sipas informacioneve të bëra publike nga emisioni Ora 7 në Klan Kosova, ish-pjesëmarrësja e Big Brother VIP Kosova është shtatzënë.

Deri tani, Juliana ka zgjedhur të mos reagojë publikisht, duke ruajtur heshtjen për këtë lajm të rëndësishëm.

Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë zhvillim është fakti se, sipas burimeve, ajo pritet të sjellë në jetë binjakë.

Mësohet gjithashtu se shtatzënia është arritur përmes procedurës së fekondimit artificial (IVF), një metodë për të cilën ajo kishte folur më herët hapur në daljet e saj televizive.

Publikimi i këtij lajmi ka sjellë reagime të shumta pozitive në rrjetet sociale, ku ndjekësit i kanë shprehur mbështetje dhe urime.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse dhe kur Juliana do të vendosë ta ndajë vetë këtë kapitull të ri me publikun e saj.