Stresi publikon foto me Kejsin dhe ndez aludimet: “Ka takime që..."

Stresi via Instagram Story
Stresi via Instagram Story

Stresi ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve, pasi ka publikuar një foto krah ish-partneres, Kejsit, duke nxitur menjëherë aludime për raportin mes tyre.

Në fotografinë e shpërndarë në InstaStory, dyshja shfaqen duke darkuar së bashku, ndërsa reperi e shoqëroi postimin me një mesazh që u interpretua si mjaft domethënës.

“Ka takime që nuk ndryshojnë të shkuarën, por i japin paqe zemrës.”

Stresi via Instagram Story

Stresi shtoi edhe dy emoji zemrash, detaj që ka bërë fansat të pyesin nëse mes tyre ka nisur një kapitull i ri.

Marrëdhënia e Stresit dhe Kejsit ka qenë prej vitesh ndër më të komentuarat në showbizin shqiptar. Dyshja kanë kaluar periudha ndarjeje dhe afrimi, ndërsa vetë reperi ka pranuar më herët se mes tyre ka ekzistuar edhe një martesë.

Edhe pas divorcit, ata kanë ruajtur kontakte dhe herë pas here kanë lënë të kuptohet se respekti dhe vlerësimi për njëri-tjetrin kanë mbetur.

Megjithatë, as Stresi dhe as Kejsi nuk kanë konfirmuar zyrtarisht një ribashkim, ndaj postimi i fundit ka shtuar vetëm spekulimet mes ndjekësve, pa dhënë një përgjigje të qartë mbi statusin aktual të marrëdhënies së tyre.