Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Stelina Kurila, ka folur hapur për një marrëdhënie të rëndësishme nga e kaluara gjatë një interviste në emisionin E Diell, në rubrikën “Trotuar”.
Ajo tregoi se në moshën 20-vjeçare ka pasur një partner 10 vite më të madh, duke shpjeguar se arsyeja kryesore që e tërhoqi drejt tij ishte siguria emocionale dhe psikologjike që ai i ofronte.
“Ndihesha shumë e sigurt”, u shpreh Stelina, duke shtuar se partneri i saj i asaj kohe kishte një ndikim të rëndësishëm në jetën e saj.
E pyetur nga moderatorja Nevina Shtylla për moshën që kishte në atë periudhë, ajo u përgjigj: “20 dhe ai 30”.
Në bisedë ndërhyri edhe Blendi Mane, i cili komentoi se Stelina nuk kishte përmendur aspektin financiar të marrëdhënies. Ish-banorja e BBV5 e pranoi hapur edhe këtë pjesë:
“Patjetër edhe financiare… siguria ekonomike është shumë e rëndësishme”, tha ajo.
Ndërsa për arsyen pse lidhja nuk funksionoi, Stelina shpjegoi se me kalimin e kohës kuptoi se diferenca në moshë ndikonte edhe në mënyrën si mendonin dhe shihnin jetën.
“E kuptova që mendimet tona nuk shkonin”, përfundoi ajo.




