Soni rrëfen pengun pas ndarjes nga Mirko: “Do i kisha bërë 5 fëmijë”

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Një rrëfim shumë personal i Sonit në Ferma VIP ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe po komentohet gjerësisht në rrjetet sociale.

Gjatë një bisede me Kostana, këngëtarja foli hapur për dëshirën e saj të madhe për t’u bërë nënë dhe për raportin me ish-partnerin Mirko, me të cilin u nda pas një lidhjeje shumëvjeçare.

Me sinqeritet dhe humor, Soni tregoi se gjithmonë ka ëndërruar të ketë një familje të madhe.

Vdes për bebe… 5 do i kisha bërë”, u shpreh ajo.

Më tej, këngëtarja shtoi se po ta kishte ditur që marrëdhënia do të merrte fund, do të kishte vepruar ndryshe gjatë kohës që jetonin bashkë.

Ta kisha ditur që do ndaheshim, i kisha thënë Mirkos: jepi njëherë”, tha ajo mes batutës dhe emocioneve.

Instagram Post

Deklarata e Sonit ka surprizuar ndjekësit, pasi artistja rrallëherë ka folur kaq hapur për jetën e saj private dhe ndarjen nga Mirko.

Dyshja kanë qenë për vite një nga çiftet më të përfolura të showbiz-it shqiptar, ndërsa është bërë e ditur se ata vazhdojnë të jetojnë bashkë edhe pas ndarjes.