Sindi Loci habit! Publikon foton intime me partnerin: “Unë dhe bashkëshorti im”

Sindi Loci via Instagram
Sindi Loci via Instagram

Sindi Loci ka ndarë një tjetër moment nga jeta e saj private, pak kohë pasi bëri publike për herë të parë lidhjen e saj.

Ish-konkurrentja e “Për’puthen” ka publikuar në Instagram një fotografi ku shfaqet shumë pranë partnerit të saj. Në pozën para pasqyrës, ai shihet duke e përqafuar Sindin, ndërsa dyshja duket mjaft e afërt.

Ajo e ka shoqëruar foton me një dedikim që tërhoqi menjëherë vëmendjen:

“Unë dhe bashkëshorti im.”

Instagram Post
Dc6M_uDjTbb

Megjithatë, pavarësisht se duket se marrëdhënia e tyre është bërë më serioze, Sindi vijon ta mbajë identitetin e partnerit të saj të fshehtë.

Në fotografinë e publikuar, fytyra e tij është mbuluar me një emoji, duke bërë që fansat të mbeten ende pa e ditur se kush është personi që ka fituar zemrën e ish-konkurrentes së “Për’puthen”.

Ky është një tjetër moment ku Sindi ka zgjedhur të ndajë detaje nga jeta e saj sentimentale, por pa zbuluar plotësisht personin që qëndron në krah të saj.