Romanca mes ish-konkurrentit të “Ferma VIP”, Klod Dedja, dhe partneres së tij Ersa Kana vazhdon të jetë një nga temat më të komentuara në rrjetet sociale.
Marrëdhënia e tyre tërhoqi vëmendje të madhe pasi u bë publike diferenca prej 25 vitesh mes çiftit, ndërsa momenti kur Ersa hyri në fermë për ta surprizuar Klodin vetëm sa shtoi interesin e publikut.
Por krahas mbështetjes, çifti është përballur edhe me komente negative dhe paragjykuese online.
Në rrjet, ndjekës të ndryshëm i kanë shkruar Ersës mesazhe fyese për diferencën në moshë, duke e pyetur:
“Çfarë do me këtë gjyshin?”
Megjithatë, partnerja e Klodit ka zgjedhur të mos reagojë me debate apo polemika, por përmes një mesazhi të thjeshtë dhe emocional.
Në profilin e saj, Ersa publikoi një video me momentet më romantike pranë partnerit, duke i bashkangjitur dedikimin:
“Favorite human” (Njeriu im i preferuar)
Me këtë postim, ajo duket se i dha fund aludimeve dhe kritikave, duke treguar hapur se raporti i tyre vazhdon i fortë pavarësisht paragjykimeve në rrjet.




