“S’i bën përshtypje asgjë!” – Rogerti sfidon Selinën me video të re dhe ‘luan’ me emrin e saj…

Rogert Sterkaj via Instagram
Rogert Sterkaj via Instagram

Drama mes ish-banorëve të “Big Brother VIP Albania” duket se po bëhet gjithnjë e më e nxehtë! Pas deklaratave të forta të Selin Bollatit, vjen një tjetër reagim nga Rogert Sterkaj, i cili duket se nuk po ndalet.

E ftuar në “Goca dhe Gra”, Selin kishte lënë të kuptohej qartë pakënaqësinë e saj, duke theksuar se të tjerët po përpiqen të përfitojnë nga emri i saj. Madje, edhe pse u përfol për një padi, ajo zgjodhi të mos e ndjekë rrugën ligjore, duke ia lënë gjithçka besimit te Zoti.

Por reagimi i Rogertit ka qenë krejt ndryshe. Në vend që të tërhiqet, ai ka publikuar një video të re, ku shfaqet nga një resort luksoz, duke kënduar sërish vargje të lidhura me Selinën.

Me tone provokuese dhe plot vetëbesim, ai e ka cilësuar projektin e tij si një “hit të mundshëm”, duke treguar se po e shfrytëzon maksimalisht vëmendjen mediatike që ka marrë situata.

Madje, në vargjet e modifikuara që po qarkullojnë, përmenden edhe elementë si “Dubai” dhe “Khalifa”, duke e kthyer gjithë këtë histori në një lloj strategjie marketingu për projektet e tij muzikore.

Rogert Sterkaj via Instagram Story

Duket se përplasja mes tyre është larg fundit, ndërsa publiku mbetet i ndarë mes atyre që e shohin si konflikt real dhe atyre që e konsiderojnë një lojë për vëmendje.