“Shpirti në paqe”, DJ Gimbo, humbet njeriun e tij të shtrenjtë ditën e sotme...

DJ Gimbo via Instagram
DJ Gimbo via Instagram

DJ Gimbo po përjeton një moment të dhimbshëm në familje, pasi është ndarë nga jeta gjyshja e tij, Ruka (Mavraj) Osmanaj, në moshën 85-vjeçare.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë Gimbo përmes një postimi në Instagram, ku ka publikuar njoftimin mortor dhe ka shprehur dhimbjen për humbjen e të dashurës së tij.

Shpirti në paqe gjyshe”, ka shkruar DJ Gimbo, duke e shoqëruar mesazhin me emoji lutjeje.

DJ Gimbo via Instagram Story

Sipas njoftimit, Ruka Osmanaj kishte lindur më 1 mars 1941 dhe u nda nga jeta më 2 shtator 2026, në moshën 85-vjeçare.

Ceremonia e varrimit është parashikuar të zhvillohet ditën e sotme, në orën 16:00, në varrezat e reja të fshatit Trubuhoc.

Në këtë moment të vështirë, Gimbo ka zgjedhur ta kujtojë gjyshen e tij me pak fjalë, por me shumë dhimbje e dashuri.