Shoqja e Jonidës sqaron raportin me Sonin: A ekziston vërtet një konflikt?

Shoqja e Jonidës sqaron raportin me Sonin: A ekziston vërtet një konflikt?

Dy këngëtaret e njohura shqiptare, Soni Malaj dhe Jonida Maliqi, morën vëmendje të menjëhershme pas pjesëmarrjes në spektaklin “Ferma VIP 3”, ndërsa në rrjet nisën të qarkullojnë aludime për një marrëdhënie jo të mirë mes tyre.

Për të sqaruar këto zëra, ka reaguar një nga njerëzit më të afërt të Jonidës, Klodiana Ismailaj, e cila ka treguar se nuk ka qenë kurrë në dijeni të ndonjë përplasjeje mes dy artisteve.

“Unë duhet ta kisha ditur. Unë jam 9 vite shoqja e Jonidës, dhe këtë gjë nuk ma ka thënë që ka patur një konflikt”.

E ftuar në emisionin “LIVING DAY” përballë moderatores Brunilda Lahe, ajo u shpreh se gjatë miqësisë së tyre shumëvjeçare, Jonida nuk i ka përmendur asnjëherë ndonjë konflikt me Sonin. Sipas saj, nëse do të kishte diçka të tillë, ajo do ta dinte.

Në diskutim ndërhyri edhe gazetari Meridian Ramçaj, i cili theksoi se mosmarrëveshje të vogla mes artistëve janë të zakonshme, por shpesh ato zmadhohen nga mediat më shumë seç duhet.

Në përfundim, Klodiana ritheksoi se, të paktën nga këndvështrimi i saj si mike e afërt, nuk ka pasur kurrë një konflikt real apo armiqësi mes dy këngëtareve, ndërsa çdo gjë tjetër mbetet pjesë e dinamikave që mund të krijojë vetë formati i spektaklit.