Shakira ka surprizuar fansat me një thirrje publike drejtuar Dua Lipës, duke zbuluar se artistja shqiptare është një nga emrat me të cilët dëshiron më shumë të bashkëpunojë në të ardhmen.
Gjatë një interviste me Lele Pons, ylli kolumbian u pyet se me cilët artistë do të dëshironte të realizonte një projekt muzikor. Pa u menduar dy herë, ajo përmendi emrin e Dua Lipës.
“Do të më pëlqente të bashkëpunoja me Dua Lipën. Dua Lipa, a po më dëgjon? Dhe a e dini që ajo flet spanjisht?”, u shpreh Shakira me entuziazëm.
Në të njëjtën bisedë, Lele Pons e cilësoi Dua Lipën si “të mrekullueshme”, ndërsa Shakira e mbushi me komplimente duke shtuar:
“Ajo është e jashtëzakonshme.”
Deklarata e artistes kolumbiane ka marrë menjëherë vëmendjen e rrjeteve sociale, ku fansat kanë nisur të shpresojnë se një duet mes Shakirës dhe Dua Lipës mund të bëhet realitet në të ardhmen.




