Debati i nisur në rrjet mes influencieres Dea Mishel dhe deputetes Zeqine Çaushi ka marrë përmasa më të mëdha, duke përfshirë edhe personazhe të tjerë të njohur të ekranit.
Gjithçka nisi pasi Dea Mishel reagoi ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar mënyrën e tij të komunikimit dhe duke përmendur edhe disa momente të diskutuara të deputetes Zeqine Çaushi në parlament.
Pas kësaj, deputetja socialiste iu përgjigj ashpër, duke përdorur një gjuhë që shkaktoi reagime të shumta në rrjet.
Në këtë përplasje është përfshirë edhe fituesja e “Big Brother VIP 5”, Selin, e cila ka dalë publikisht në mbështetje të Dea Mishel.
Përmes një postimi në Instastory, Selin ka kritikuar mënyrën e reagimit të deputetes, duke argumentuar se një përfaqësuese politike nuk duhet të përdorë profilin zyrtar për sulme ndaj një personi tjetër publik.

Selin Bollati via Instagram Story
Ajo shkroi ndër të tjera se bëhet fjalë për një vajzë “të lirë në mendime, pa komplekse dhe të artikuluar”, duke shprehur pakënaqësi ndaj gjuhës së përdorur në debat.
Në fund, Selin ka ironizuar edhe me situatën, duke ngritur pikëpyetje mbi prioritetet e një deputeteje përballë çështjeve të vendit.
Debati ka shkaktuar reagime të shumta në rrjete sociale, duke e zhvendosur përplasjen nga një diskutim politik në një temë që ka përfshirë edhe botën e showbiz-it shqiptar.




