Selin Bollati, fituesja e “Big Brother VIP Albania 5”, ka ndarë me ndjekësit një përditësim mbi gjendjen e saj shëndetësore, pasi prej disa ditësh po përballet me një virozë të fortë.
Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Selin ka treguar se prej tre ditësh nuk është ndjerë mirë. Ajo ka zbuluar se po përjeton temperaturë që arrin deri në 38.5°C, dhimbje të forta fyti dhe bajamesh, si dhe dhimbje intensive koke.

Selin Bollati via Instagram Story
Për shkak të simptomave, Selin ka treguar se i është dashur të marrë edhe serume, në përpjekje për ta përballuar gjendjen e rënduar.
Megjithëse me humor e ka përshkruar situatën si një “gjendje kritike”, duket se ajo nuk ka ndërmend të ndalojë angazhimet e saj profesionale.
Selin ka bërë të ditur se po mendon të vazhdojë punën gjatë ditës, ndërsa trajtimin me serum ta marrë në mbrëmje, në mënyrë që të jetë sërish në formë ditën tjetër.
Pavarësisht gjendjes jo të mirë shëndetësore, fituesja e BBVA duket se po e kalon këtë periudhë me humor dhe pozitivitet, duke i mbajtur ndjekësit të informuar përmes rrjeteve sociale.




