Selin Bollati shqetëson fansat – shfaqet nga spitali dhe lë pas shumë pikëpyetje...

Selin Bollati via Instagram
Selin Bollati via Instagram

Selin Bollati ka alarmuar ndjekësit e saj me postimin e fundit në Instagram, ku u shfaq në një gjendje jo të mirë shëndetësore.

Ish-fituesja e Big Brother VIP Albania publikoi një foto nga spitali, ku shihej me fashë në dorë, duke lënë të kuptohet se po kalon një periudhë të vështirë.

Krahas imazhit, Selin Bollati shkroi me humor dhe ironi:

“Ta puth syrin e keq ty që na kputeeeee… edhe ty Sholina të do mos e vrit mendjen…”

Selin Bollati via Instagram Story

Edhe pse nuk dha detaje konkrete mbi problemin shëndetësor, postimi mjaftoi që fansat të shqetësoheshin menjëherë dhe të mbushnin rrjetin me komente dhe mesazhe mbështetjeje.

Ndjekësit kanë nisur të aludojnë mbi gjendjen e saj, ndërsa shumë prej tyre i kanë uruar shërim të shpejtë.

Selin Bollati vazhdon të jetë shumë aktive në rrjetet sociale edhe pas eksperiencës së saj në Big Brother VIP Albania, ku arriti të fitojë zemrat e publikut dhe një vëmendje të madhe mediatike.