Selin Bollati “ankohet” për Gimbion: “Eksperiencë e keqe”, ja çfarë i bëri gjatë pushimeve! (Foto)

Selin Bollati “ankohet” për Gimbion: “Eksperiencë e keqe”, ja çfarë i bëri gjatë pushimeve! (Foto)

Selin Bollati dhe partneri i saj, DJ Gimbo, kanë shijuar së fundmi disa ditë pushimi së bashku, por një prej momenteve të tyre ka përfunduar në batutë virale në rrjetet sociale.

Fituesja e “Big Brother VIP Albania 5” ka ripostuar në InstaStory një video humoristike që lidhet me një situatë mjaft të njohur për çiftet: fotot që partnerët i bëjnë njëri-tjetrit gjatë pushimeve.

Në videon e shpërndarë prej saj tregohet në mënyrë humoristike se si vajzat përpiqen t’u realizojnë partnerëve foto të kuruara dhe perfekte, ndërsa kur vjen momenti që djemtë të bëjnë të njëjtën gjë, rezultati shpesh është krejt tjetër nga pritshmëritë.

Selin e ka shoqëruar postimin me frazën “Based on true story”, duke lënë të kuptohet se situata i ka ndodhur edhe asaj gjatë pushimeve me Gimbion.

Selin Bollati via Instagram Story

Me sa duket, fotografitë e realizuara nga DJ Gimbo nuk kanë dalë tamam ashtu siç do të dëshironte Selin, ndaj ajo ka zgjedhur ta ndajë momentin me ndjekësit, duke e kthyer gjithçka në humor.

Megjithatë, postimi duket qartësisht me nota humori dhe nuk ka të bëjë me ndonjë problem mes çiftit.

Përkundrazi, Selin dhe Gimbo vazhdojnë të shfaqen së bashku dhe të ndajnë herë pas here momente nga marrëdhënia e tyre, e cila nisi gjatë eksperiencës së përbashkët në “Big Brother VIP Albania 5”.

Pas përfundimit të reality show-t, çifti ka vijuar lidhjen edhe jashtë shtëpisë, ndërsa së fundmi kanë shijuar disa ditë pushimi së bashku.