Sara Hoxha ka trazuar rrjetin me postimin e saj të fundit në Instagram, ku u shfaq me barkun e fryrë dhe ngriti menjëherë dyshime për një shtatzëni të mundshme.
Fotoja e publikuar në InstaStory bëri xhiron e rrjetit, ndërsa ndjekësit nisën menjëherë aludimet për një lajm të ri në jetën personale të saj.
Por vetë Sara Hoxha reagoi me humor për të sqaruar situatën, duke shkruar:
“Kam një fryrje anormale këto ditë. Aman mos na nxirrni shtatzënë! Na lini të flasim rehat me ndjekësit tonë të dashur.”

Sara Hoxha via Instagram Story
Postimi i saj u komentua gjerësisht online, me fansat që e morën me sportivitet reagimin spontan të Sarës.
Sara Hoxha vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes për jetën personale, sidomos pas ndarjes nga Ledri Vula.
Së fundmi, në mediat rozë janë përfolur edhe zëra për një krizë apo ndarje të mundshme mes saj dhe Erik Fullani, megjithëse asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për këto aludime.




