Sara Hoxha ka tërhequr vëmendje në rrjetet sociale përmes disa postimeve të fundit në “Instagram Story”, ku ka ndarë mesazhe të ndryshme nga ndjekësit e saj, duke treguar qartë kontrastin mes komenteve negative dhe atyre mbështetëse.
Në një prej postimeve, ajo publikoi disa mesazhe fyese që i kishin ardhur në privat. Një ndjekës e kritikonte për pamjen e jashtme dhe i sugjeronte ndërhyrje estetike. Reagimi i Sarës ishte ironik, teksa shkroi: “Autsch!!! Thank god qenka fake account”, duke lënë të kuptohet se nuk i merr seriozisht këto sulme.

Sara Hoxha via Instagram Story
Nga ana tjetër, ajo ndau edhe një mesazh pozitiv nga një tjetër ndjekës, i cili e vlerësonte për natyralitetin dhe bukurinë e saj, duke theksuar se nuk ka nevojë për ndryshime artificiale.

Sara Hoxha via Instagram Story
Përmes këtyre postimeve, Sara duket se ka dashur të pasqyrojë realitetin e rrjeteve sociale, ku përballë kritikave të forta, ekziston edhe një pjesë e audiencës që e mbështet dhe e vlerëson për atë që është.




