Sara Hoxha ka festuar më 19 qershor ditëlindjen e saj të 34-t, dhe duket se dita e veçantë është shoqëruar me surpriza dhe dhurata të shumta nga partneri i saj, Erik Fullani.
Së fundmi, Sara ka ndarë në InstaStory një imazh ku shfaqet ambienti i shtëpisë i mbushur me buqeta të mëdha lulesh, të vendosura poshtë televizorit, duke krijuar një atmosferë festive dhe romantike.
Nga detajet e publikuara, duket se këto dhurata me lule mbajnë firmën e Erik Fullanit, i cili ka zgjedhur një mënyrë elegante për të uruar partneren e tij në ditën e saj speciale.
Me humor, Sara ka shoqëruar foton me mbishkrimin:
“Si të mbijetosh në 40 gradë? Po jua tregoj unë…”
duke treguar se e ka kaluar ditën e nxehtë të verës në shtëpi, mes surprizave dhe dhuratave.

Sara Hoxha via Instagram Story
Ky gjest romantik vjen në një periudhë kur dyshja është përfolur për një rikthim në marrëdhënie, pas një faze të shkurtër distancimi që u komentua gjerësisht në media.
Vetëm pak ditë më parë, Sara dhe Erik u panë duke i rikthyer njëri-tjetrit ndjekjen në Instagram, një sinjal që u interpretua si shenjë e qartë e pajtimit dhe rikthimit të harmonisë në çift.




