Ish-banorja e “Big Brother VIP 3”, Sara Gjordeni, vijon ta ndjekë nga jashtë rrugëtimin e “Big Brother VIP Albania”, edhe pse tashmë është e angazhuar me jetën e saj si nënë.
Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, ajo u pyet nëse e ndjek spektaklin dhe kë sheh si fitues të këtij edicioni. Sara u përgjigj me sinqeritet, duke treguar fillimisht se koha për televizion është e kufizuar për shkak të vajzës dhe angazhimeve të përditshme.
Megjithatë, ajo nuk hezitoi të zbulojë emrin e preferuar të saj për fitoren. Sipas saj, banorja që e meriton çmimin e madh është Selin.

Sara Gjordeni via Instagram Story
Me një qëndrim të qartë, Sara theksoi se do të dëshironte shumë që këtë sezon të triumfojë një vajzë e re, duke shprehur hapur mbështetjen për Selinën dhe duke u rreshtuar publikisht në krah të saj në këtë fazë vendimtare të lojës.




