Romancë reale! Klodi dhe Elijona konfirmojnë lidhjen e dashurisë (video)

Elijona Binakaj via TikTok
Elijona Binakaj via TikTok

Pas shumë aludimeve dhe komenteve nga fansat, Klodi dhe Elijona, ish-banorët e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, kanë konfirmuar më në fund se janë në një lidhje romantike.

Lajmi ka bërë menjëherë bujë në rrjetet sociale, pasi ndjekësit kishin vënë re prej kohësh afrimitetin dhe kiminë mes dyshes gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Gjatë eksperiencës në reality show, pëlqimi mes tyre ishte shpesh i dukshëm për publikun. Megjithatë, në atë periudhë, Klodi kishte zgjedhur të mos niste një romancë brenda shtëpisë, duke u treguar i rezervuar për shkak të një lidhjeje që kishte jashtë programit.

Tani duket se çdo dyshim është shuar. Dyshja vendosi ta bëjë publike marrëdhënien përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale, ku shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit, duke qeshur dhe kërcyer së bashku.

Elijona Binakaj via TikTok

Me këtë postim, Klodi dhe Elijona kanë vulosur zyrtarisht nisjen e historisë së tyre të dashurisë, duke surprizuar dhe emocionuar fansat e tyre.