Roland Hysi, i njohur si Landi i West Side Family, ka bërë një deklaratë të fortë për një nga temat më të diskutuara të këtij sezoni në Big Brother VIP Albania – marrëdhënien mes Mirit dhe Selinës.
I ftuar në një emision të Meriton Mjekiqi, ai ndau hapur mendimin e tij, duke u ndalur te mënyra se si ka nisur afrimiteti mes dy banorëve.
Sipas Landit, ishte Selina ajo që bëri hapin e parë drejt Mirit, duke shtuar se ky është një detaj që sipas tij është lënë në hije nga publiku. Ai theksoi se Miri thjesht ka pranuar situatën si pjesë e lojës.
Më tej, ai u shpreh se të dy kanë përfituar nga kjo dinamikë brenda shtëpisë dhe se nuk është e drejtë që njëra palë të tërhiqet duke u paraqitur si “e pafajshme”, ndërsa tjetra të kritikohet.
Gjatë intervistës, Landi doli në mbrojtje të Mirit, duke theksuar presionin e madh që ai ka përjetuar gjatë gjithë rrugëtimit në shtëpi, si nga banorët ashtu edhe nga reagimet jashtë.
Në përfundim, ai nënvizoi se kjo histori ishte pjesë e lojës dhe pa ndjenja reale, duke shtuar se, sipas tij, Miri e meriton të shpallet fitues i këtij edicioni.




