"Refuzim ftese"... Dea Mishel na tregon arsyen pse u sulmua pa të drejtë në Top Story...

Dea Mishel via Instagram
Dea Mishel via Instagram

Debati rreth përplasjes mes Dea Mishel dhe emisionit “Top Story” ka vijuar të marrë vëmendje në rrjetet sociale.

Pas reagimit të saj të gjatë ndaj moderatores Grida Duma, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” ka ngritur një tjetër pretendim lidhur me arsyen pse, sipas saj, u vu në qendër të kritikave gjatë programit.

Dea ka lënë të kuptohet se situata mund të jetë ndikuar nga refuzimi i saj për të qenë e ftuar në emision.

“Do ishte më e ndershme ta shprehnit haptazi se ju ka hidhëruar refuzimi im për ftesën tuaj, ndaj po shikoj këto klipe sot”, ka shkruar ajo në reagimin e saj.

Dea Mishel via Instagram

Ajo pretendon se diskutimet në studio dhe mënyra se si u trajtua figura e saj nuk ishin të rastësishme, por të lidhura me vendimin e saj për të mos marrë pjesë në program.

Dea ka kritikuar gjithashtu faktin që nga një emision i gjatë, në rrjete sociale u shpërnda pikërisht pjesa ku ajo ishte objekt kritikash dhe komentesh negative.

Deri tani, moderatorja Grida Duma nuk ka bërë një reagim publik lidhur me deklaratat e Deas.