Reagon Brikena pas publikimit të pamjeve nga TV Klan: “Kam përjetuar padrejtësi”

Reagon Brikena pas publikimit të pamjeve nga TV Klan: “Kam përjetuar padrejtësi”

Pas daljes nga Big Brother VIP Albania, Brikena ka reaguar për herë të parë lidhur me pamjet e transmetuara nga TV Klan, ku ajo shfaqej gjatë disa ndërhyrjeve estetike.

Përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, ajo ka shprehur zhgënjim dhe revoltë, duke theksuar se publikimi i këtyre materialeve ka pasur si qëllim të dëmtojë imazhin e saj.

“Gjatë kohës që kam qenë brenda, jashtë kam përjetuar shumë padrejtësi… janë publikuar gjëra që nuk kam pasur forcën t’i shoh,” – u shpreh ajo.

Një pjesë e fortë e mesazhit lidhej edhe me “tradhtinë” nga persona të afërt, për të cilët ajo la të kuptohet se kanë kontribuar në përhapjen e këtyre materialeve.

Megjithatë, pavarësisht situatës, Brikena theksoi se nuk ka zgjedhur rrugën ligjore, por beson në një tjetër formë drejtësie:

“Besoj fort që Zoti ekziston… dhe në kohën e duhur i jep secilit atë që meriton.”

Në përfundim, ajo falënderoi mbështetësit për përkrahjen dhe bëri thirrje që thashethemet dhe sulmet ndaj saj të ndalen, duke vendosur theksin te respekti dhe e vërteta.

Brikena Selmani via Instagram Story