Mbrëmja e djeshme në spektaklin e “Big Brother VIP Albania 5” solli një moment mjaft të tensionuar dhe të pazakontë, kur nëna e Selinës hyri në shtëpi dhe i kërkoi vajzës së saj të tërhiqej nga rrugëtimi televiziv.
Megjithë ngarkesën emocionale dhe shqetësimin e nënës se imazhi i saj mund të dëmtohej jashtë, Selina vendosi të mos pranojë kërkesën dhe të vazhdojë garën, duke marrë një vendim të vështirë.
Ky zhvillim duket se ka ndikuar edhe në qëndrimin e familjarëve që e mbështesin nga jashtë, të cilët, pas pakënaqësive të shprehura drejtpërdrejt në ekran, janë rreshtuar sërish në krah të saj.
Vetëm disa orë pas mbrëmjes së tensionuar, në llogarinë zyrtare të banores në Instagram është publikuar një postim që tregon mbështetjen e plotë të familjes për të dhe synimin për finalen.
Në postim janë ndarë edhe udhëzimet për votim në përballjen me Brikenën, duke i bërë thirrje publikut të votojë për Selinën. “Zgjidhni finalisten e parë. Votoni Selin!” thuhet në mbishkrim, ndërsa si sfond është përdorur kënga e njohur e ABBA-s, “The Winner Takes It All”, një mesazh që nënkupton pranimin e vendimit të saj dhe fokusimin te fitorja.




