Reagimi i Ermal Mamaqit pas eliminimit të Sarës merr vëmendjen e rrjetit (video)

"Ferma Vip" - Vizion Plus
"Ferma Vip" - Vizion Plus

Gjysmëfinalja e “Ferma VIP 3” ka sjellë jo vetëm emrat e finalistëve, por edhe një moment që është bërë menjëherë viral në rrjetet sociale.

Beteja për vendin e fundit në finale ishte mes Ilir Shaqirit dhe Sara Karajt, dy konkurrentë që kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë këtij edicioni.

Kur moderatorja Arbana Osmani shpalli emrin e Ilirit si finalistin e fundit, reagimi i opinionistit Ermal Mamaqi tërhoqi menjëherë vëmendjen.

Instagram Reel
DZdqWMaDXyu

Nga paneli, Mamaqi nuk e fshehu entuziazmin për rezultatin. Ai u ngrit nga vendi dhe reagoi me shumë energji, duke festuar kualifikimin e Ilirit.

Momenti u shpërnda shpejt në rrjete sociale, ku ndjekësit e spektaklit komentuan reagimin spontan të opinionistit.

Me hyrjen e Ilir Shaqirit në finale, pesëshja finaliste e “Ferma VIP 3” u plotësua: Mimoza Ahmeti, Bujaka, Soni Malaj, Elvis Pupa dhe Ilir Shaqiri.