Reagim i fortë pas finales së BBV: Rogerti shpërthen – “Këto gjëra bëhen…”

"Big Brother Vip" - Top Channel
"Big Brother Vip" - Top Channel

Pas shpalljes së Selin Bollatit si fituese e Big Brother VIP Albania, jo të gjithë finalistët e pritën rezultatin me qetësi. Një nga reagimet më të komentuara ka ardhur nga Rogerti, i cili u eliminua i pari nga katër finalistët dhe duket se ka mbetur i zhgënjyer nga përfundimi.

Menjëherë pas daljes nga gara, ai u pa i tensionuar dhe u largua shpejt nga studio, ndërsa e njëjta atmosferë u reflektua edhe te mbështetësit e tij. Më pas, mungesa e tij në festën zyrtare pas finales u interpretua si një lloj bojkotimi i situatës.

Në vend të kësaj, Rogerti u shfaq në rrjetet sociale krah reperit Don Phenom, ku ky i fundit e quajti “fituesin e vërtetë”. Por ajo që ndezi më shumë reagime ishte deklarata e vetë Rogertit, i cili u shpreh:

“Këto lojëra janë bërë për politikën vëlla, nuk janë bërë për njerëzit e vërtetë”.

Don Phenom via Instagram Story

Ky qëndrim është parë nga shumë ndjekës si një akuzë indirekte ndaj mënyrës së funksionimit të lojës dhe rezultatit final, duke shtuar edhe më shumë debatet që kanë përfshirë publikun pas mbylljes së këtij edicioni.